Publikohet ‘traileri’ i festivalit Sunny Hill 2024

Ky është muaji i festivalit Sunny Hill në Kosovë.

Në datat 25, 26, 27 dhe 28 korrik 2024, vëmendja e kryeqytetit do të sillet rreth festivalit më të madh në vend – e që tashmë njihet si një prej festivaleve më të mëdha në Evropën Juglindore gjithashtu.

Faqet zyrtare të Sunny Hill në rrjetet sociale, kanë publikuar tashmë ‘trailer’-in e festivalit, duke treguar se çfarë i pret publikun përgjatë këtyre katër netëve.

Disa nga emrat më të mëdhenj nga skena botërore që sivjet performojnë në festival janë: Stormzy, DJ Snake, BurnaBoy, BlackCoffee e shumë të tjerë.

Ndërsa nga skena vendore do të performojnë emra të shquar të muzikës gjithashtu, ku ndër ta mund të përmenden: Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Yll Limani e të tjerë.

Back to top button