Publikohet traileri i filmit të animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse”

Traileri i filmit të ri të animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse” ofron skena nga personazhi i Miles, rolin e të cilit e luan aktori Shameik Moore. Ai niset në një aventurë në multivers me një ekip të ri të njerëzve merimanga. Ata janë në detyrë për të mbrojtur jetën e tyre.
Regjinë e këtij filmi e kanë bërë:  Joaquim Dos Santos, Kemp Powers, Justin Thompson
Me fjalë të tjera, “Spider-Man Across the Spider-Verse” është vazhdim i filmit ‘Spider-Man Into the Spider-Verse”, të realizuar në vitin 2018.
Ai do të lansohet në SHBA më 2 qershor 2023./21Media

Back to top button