Publikohet traileri i komedisë së zezë “Bodies Bodies Bodies”

Nuk ka gjë më tmerruese se sa të jemi pjesë e një gostie të organizuar nga një shoqëri, ku të pranishmit fillojnë të vdesin.
Skena të tilla janë pjesë e filmit të ri “Bodies Bodies Bodies”, traileri i të cilit u lansua.
Me fjalë të tjera, ky film paraqet një grup prej shtatë shokësh e shoqesh, të cilët shkojnë në një gosti në një vilë të madhe, larg vendbanimit të tyre. Gostinë e organizojnë shoqja e tyre e fëmijërisë Sophie dhe David, i cili është i pasur.
Del që Sophie të ketë ndryshuar shumë që prej fëmijërisë së tyre. Ajo më parë i nënshtrohet rehabilitimit për pastrim nga droga dhe kishte kohë që nuk kishte komunikuar me shoqërinë e saj.
Grupi i shoqërisë vendosin të luajnë një lojë në gosti, të stilit të lojës së vrasjes në errësirë. Por loja nuk zhvillohet si duhet dhe kjo thyen shoqërinë e tyre edhe më shumë.
Ata përfundojnë lojën, por në mesin e tyre tani ka një vrasës të vërtetë.
Filmi “Bodies Bodies Bodies” do të lansohet në kienema të selektuara me 5 gusht 2022, e nga data 12 gusht do të shfaqet gjerësisht në kinema të tjera./21Media

Back to top button