Publikohet traileri i “Where the Crawdads Sing”, me muzikë nga Taylor Swift

Traileri i shumëpritur i filmit “Where the Crawdads Sing” ka mbërritur.
Kënga e re e Taylor Swift “Carolina” është pjesë e trailerit.
Daisy Edgar-Jones luan Kya, një vajzë e lënë nga familja e saj për t’u kujdesur për veten në kënetat e Karolinës së Veriut. Ndërsa jeton një jetë private, ajo bie në dashuri me një djalë vendas që më pas akuzohet se e ka vrarë.
“Të ishe i izoluar ishte një gjë; të qenit i gjuajtur, krejt tjetër”, thotë në një zë në trailer.
Swift njoftoi për lajmin në T2itter.
“Sapo dëgjova se ishte në punë një film me aktoren e jashtëzakonshme @daisyedgarjones dhe prodhuar nga brilanti @reeseëitherspoon, e kuptova se doja të isha pjesë e tij nga ana muzikore. E shkrova këngën “Carolina” vetëm dhe i kërkova mikut tim @aarondessner ta prodhonte”, ka shkruar Swift./21Media

Back to top button