Publikon pamje të dëmeve nga breshëri, deputetja Musliu: Me Zotin nuk mund të shtyhemi

 
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur keqardhje për bujqit nga dëmet e sjella nga reshjet e shiut dhe breshëri në rajonin e Drenicës.
Musliu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ju dal në ndihmë bujqëve.
Me Zotin nuk mund të shtyhemi dhe vetëm si ka thënë ai se ndryshe nuk bëhet. Nga stuhija dhe breshëri dje dhe sot u damtuan shumë kultura bujqësore. Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Musliu ka publikuar edhe fotografi të dëmeve që janë shkaktuar nga breshëri./21Media

Back to top button