Pula: Do të ketë nevojë për një format tjetër të dialogut, por edhe protagonistëve

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula tha do të ketë nevojë për një format tjetër të dialogut, pasi sipas tij, këtij formati i ka humbur kuptimi.

“Të gjitha këto veprime të Serbisë zyrtare duke e përdorë Listën Serbe si insturment tregon se edhe procesit të dialogut i ka humbur kuptimi në këtë format. Me siguri ka me pasë kërkesa që procesi i dialogut të vazhdojë, po sigurisht se ka me pasë nevojë për një format tjetër”, u shpreh Pula sonte në emisionin “Click” në RTV21.

Ai tutje tha se është e mundur të ndryshojnë edhe protagonistët e dialogut, pasi që do të ketë zgjedhje vitin e adhshëm brenda shteteve anëtare të Unionit Evropian, në nëntor zgjedhje edhe në SHBA dhe sipas informacioneve nga Brukseli, Pula tha se Vuçiq do të mbajë zgjedhje brenda këtij viti.

“Planifikohet që Vuçiq të mbajë zgjedhje brenda këtij viti, prandaj nëse ai i shpallë gjatë javës në vijim, nëse do t’i shpallë zgjedhjet do të nënkupton edhe do të prolongohet procesi i dialogut e që rrjedhimisht i bie që do të ketë edhe ndërrim të protagonistëve”, tha Pula.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Rundi i fundit i dialogut i mbajtur në nivel kryenegociatorësh më 15 maj ka përfunduar pa ndonjë rezultat./21Media

Back to top button