​Pula: Ka incidente, por nuk ka persona të ndaluar

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se gjatë procesit të sotëm zgjedhor nuk është shënuar ndonjë rast eklatant i cili e dëmtoi integritetin e procesit, por janë evidentuar disa incidente për të cilat nuk ka persona të ndaluar, por vetëm të intervistuar.

Ajo për KosovaPress, deklaroi se aty ku është gjetur elemente të veprës penale kanë filluar hetimet dhe vazhdojnë tutje.

“Përgjithësisht ka shkuar mirë, nuk kemi ndonjë rast eklatant i cili e ka dëmtuar integritetin e këtij procesi zgjedhor kemi incidente të ndryshme të cilat e kanë ndodhur dhe kemi raportuar dhe aty ku kemi gjetur elemente të veprës penale vetëm kemi filluar hetimet në disa raste dhe hetimet vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Prokurorja, Laura Pula tha se vepra penale kanë pasur të bëjnë me cenim të përcaktimit të lirët të votuesit, ku në këtë rast është intervistuar kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, si dhe dy raste të tjera që përbëjnë vepër penale.

“Pothuajse vepra penale ishin cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve ku është marr në pyetje kryetarja e komunës së Ranulligut është intervistuar e kemi një vepër penale tjetër e asgjësimi e dokumenteve të procesit zgjedhor që ka ndodhur tek një person i cili e ka shqye fletëvotimin për faktin se ka pas dëshirë të asistoj me gruan për të ndihmuar për të votuar dhe nuk e kanë lejuar për shkak se dokumenti mjekësor nuk ka qenë në rregull…kemi përleshjen në Zhegër e cila ka korresponduar me intervistim vetëm. Persona të ndaluar nuk kemi raste, kemi 3 raste incidente po janë duke u trajtuar edhe raste të tjera por deri në përfundim të shikojmë pas hetimeve që nga një incident a na del ndonjë raste konkrete me përgjegjësi penale”, tha ai.

Edhe në këtë proces zgjedhor të parakohshëm parlamentar të 28 dhjetor janë 4 ose 5 raste të fotografimit të votës, por pas intervisitmit këta persona janë liruar.

Sipas Pulës, rastet e fotografimit të votës ka qenë në Rahovecë, Prizren dhe Pejë.

“Po, ka pas fotografinë të votës shumica e tyre thonë se fotografojnë votën me dëshirë për të pasur kujtim, ne duhet dhe i kemi ndaluar ata persona me qëllimin që ta kuptojnë arsyen e fotografimit të votës sepse nëse një votë fotografohet për arsye ekonomike e interesa personale, kanosje e tjera bie në domenin e veprës penale…4 ose 5 sosh janë ndaluar deri më tani ,mirëpo lëshohen në procedurë të rregullt sepse nuk mund ta vërtetojmë se e kanë bërë për ndonjë qëllim të caktuar”, tha ai.

Sot qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe më pas qeverisjen e re. Kosova gjatë vitit 2025, më saktësisht në shkurt votoi në zgjedhjet e rregullta parlamentare./kp

Back to top button