Pula komenton pritjen franceze me dorën në xhep

Gjuha e trupit shihet shpesh edhe si mënyrë për të dhënë mesazhe të ndryshme politike nga ana e politikanëve.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, sot gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor u pa se e përshendeti me dorën në xhep.
Njohësi i integrimeve evropiane, Shqiprim Pula sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se Macron dha një mesazh e që sipas tij është qëndrimi i Francës karshi Kosovës dhe se dora në xhep nuk është rastësi.
“Kjo dorë e mbajtur në xhep tregon ngurimin e shtetit francez për sa i takon çështjes së Kosovës. Pra, po e shfaqë përmes qëndrimit të trupit”, tha Pula.

Në anën tjetër, për Avni Mazrekun, pritja franceze me dorën në xhep nuk paraqet as nuk thotë diçka./21Media

Back to top button