Punëtorët do të bëjnë çdo ditë testet për COVID-19

Rreth 100 mijë punëtorë janë caktuar të bëjnë teste të përditshme për COVID-19, në mënyrë që të reduktojnë përhapjen e virusit te kolegët, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Do të jetë për industritë kryesore duke përfshirë përpunimin e ushqimit, transportin dhe forcën kufitare, shtoi kryeministri në një konferencë në Downing Street.
Ai do të rekomandojë që Anglia t’iu përmbahet kufizimeve të “Planit B”, siç është puna nga shtëpia kur të është e mundur, kur ministrat e kabinetit të takohen të mërkurën.
Testimi do të nisë nga 10 janari.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Johnson ka përjashtuar mundësinë për kufizime të reja për COVID-19 tani për tani, pavarësisht se spitalet deklarojnë raste të shumta, të cilat lidhen edhe me shpejtësinë e përhapjes së variantit Omicron./21Media

Back to top button