Punëtorët e Aeroportit nga e hëna hyjnë në grevë

Punëtorë kërkojnë dialog

Punëtorët e Aeroportit ‘Adem Jashari’ kanë vendosur që të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht.

Përmes një njoftimi për media Sindikata e Aeroportit ‘Adem Jashari’ thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog.

“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore, deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterrur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegateve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 grevë dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00h si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike.

Sindikalistët e Aeroportit kanë ftuar menaxhmentin që të koordinohet me sindikatë për të caktuar minimumin e shërbimeve në mënyrë që të garantohet siguria dhe te evitohet çfardo rrezikimi i jetës dhe sigurisë.

Gjithashtu theksohet se greva do ndërpritet në ndonjë rast emergjent.

Javën e kaluar punëtorët e aeroportit kanë mbajtur një grevë një orëshe përmes të cilës kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre, si kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e shujtës./21Media

Back to top button