Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët e KEK-ut protestojnë para Qeverisë

 

Punëtorët KEK-ut po protestojnë para Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të ju lejohet tërheqja e një pjese të mjeteve nga Trusti Pensional.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Selatin Sadiku tha se po kërkojnë që të miratohet projektligji për tërheqjen e një pjese të trustit me arsyen se është gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike.

Sipas Sadikut, kjo do t’i ndihmonte jo vetëm punëtorët e KEK-ut apo sektorit publik por, gjithë Kosovës, bizneseve që janë në pritje të këtyre parave.

Rashid Gashi ish-sindikalist i punëtorëve të KEDS-it, tashmë i papunë, tha se nëse nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë në forma tjera, parat e trustit të ia kthejnë siç ka qenë kërkesa prej 10 përqind, pa ndonjë masë ndëshkuese.

“Kjo është kërkesë e punëtorëve dhe mesazh për deputetët se e kanë bërë Pralamentin si me qenë Hani i Dilit. I kemi votuar që ata me qenë këtu e jo me ikë” tha Muharrem Gashi, kryetar i Shoqatës të Termocentralit Kosova B.

Ky projektektligj ende nuk është miratuar në Kuvend në mungesë të votave edhe pse është tentuar pesë herë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button