Punëtorët e kompanive private duhet të vaksinohen plotësisht

Kompanitë private në New York do të duhet të kërkojnë nga punonjësit që të vaksinohen kundër koronavirusit në të ardhmen, njoftoi kryebashkiaku Bill de Blasio.
Ai deklaroi se nuk do të ketë një alternativë testimi për vaksinimin. Ai ka deklaruar se pret që urdhëri i tij t’i mbijetojë sfidave legale.
De Blasio shtoi gjithashtu se punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë përjashtime nga urdhëri për arsye fetare dhe mjekësore.
Vaksinimi do të jetë i detyrueshëm nga 27 dhjetori për të gjithë punonjësit në sektorin privat të New York-ut, i cili përbëhet nga rreth 184 mijë kompani, me afërsisht 3.7 milionë punëtorë.
Nga rreth 7 milionë banorë mbi 18 vjeç sa ka New York-u, rreth 5.8 milionë janë vaksinuar plotësisht.
De Blasio shtoi se çdo person më i vjetër se 12 vjeç që dëshiron të vizitojë restorantet në ambiente të brendshme, palestrat apo kinematë, duhet të ketë provë se ka pranuar të dy dozat kundër COVID 19.
Qëllimi i masës është të parandalojë një rritje të papritur të numrit të infeksioneve me koronavirus gjatë sezonit të festave dhe muajve të ftohtë, me një frikë të veçantë tek varianti i ri, Omicron.
Varianti me shumë mutacione tashmë është konfirmuar në 17 shtete të SHBA-ve, dhe zyrtar]t shëndetësorë presin që ai të shpërndahet me shpejtësi./21Media

Back to top button