Punëtorët e Lotarisë thanë se Qeveria nuk e mbajti premtimin për të bërë zgjidhje

 
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.
Gjithashtu paralajmëruan se do të vazhdohet me protesta edhe gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Përfaqësuesja e punëtoreve, Ibadete Hasani Berisha i theksoi se punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.
Hasani-Berisha tha se po ashtu se Qeveria e Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.
Ndërsa, kryetari Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, Shkumbin Goçi në këtë protestë theksoi se përderisa Lotaria e Kosovës është e mbyllur, në territorin e Kosovës, në veri të Mitrovicë dhe në Graçanicë funksionon Lotaria e Serbisë.
This image has an empty alt attribute; its file name is Protesta-1-Lotaria-e-Kosoves-foto-Visar-Kadrolli.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is protesta-lotaria-e-Kosoves-foto-Visar-Kadrolli-1.jpg

Back to top button