Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK nga e enjta në grevë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës njofton se punëtorët e sigurimit fizik do të nisin grevë të enjten më 10. 07. 2025 duke kërkuar kështu kthimin e punëtorëve në vendin e tyre të punës.

“Siç jeni në dijeni, procesi i kthimit të punëtorëve të sigurimit fizik në vendin e tyre të punës po qalon. Ne si Sindikatë nuk lamë institucion pa takuar për të ardh deri të zgjidhja përfundimtare e këtij procesi. Me keqardhje duhet njoftuar se që nga dita e enjte, me datë 10.07.2025, punëtorët e sigurimit fizik në QKUK para Administratës Qendrore të QKUK-së do të fillojnë grevën me të vetmen kërkesë:
-Kthimi i këtyre punëtorëve në vendin e tyre të punës.”, thuhet në njoftim.

“Sindikata bëri gjithçka çka është e mundur që të mos vijë deri tek kjo, po siç po shihet akteret tjerë relevant nuk e kryejnë detyrën e tyre. Greva do të vazhdoi gjërë në plotësimin e kërkesës së këtyre punëtorëve.
Ende keni kohë që t’a evitoni këtë grevë, andaj urojmë që deri të kjo mos të vijë”, vijon njoftimi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button