Punëtorët e “Trafikut Urban” në grevë nga 13 shkurti

Mospërmbushja e kërkesës për rritje pagash ka shtyrë punëtorët e Trafikut Urban në Prishtine paanësinë e tyre ta shprehin sërish përmes grevës. Kryetar i Sindikatës së Re të “Trafikut Urban” Shaip Selmani tha për RTV21 se menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk e ka mbajtur premtimin për rritje te pagave prej 100 eurosh!
“Pasi që kemi dëgjuar edhe në protestën e fundit që ka qenë, kërkesat tona janë për rritjen e pagave, çka na është premtuar në protestën e fundit që paga do të ngritet 100 euro. Mirëpo kërkesat tona janë edhe për përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e linjave, minutazhi e kanë shumë të shkurtër, duhet zgjatur minutazhi sepse është zgjatur linja. Mirëpo kërkesa kryesore, për këtë grevë, e që shpresojmë që mbase reflekton menaxhmenti i Trafikut Urban dhe vazhdojmë punën, është premtimi që na është dhënë për ngritjen e pagës për muajin janar 2026 prej 100 euro, çka nuk është realizuar. Dje e kemi marrë pagën dhe nuk është realizuar ai premtim që na është bërë.tha Selmani.
Selmani u bëri thirrje menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje që krahas përmirësimit të shërbimeve, të angazhohet edhe për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve të Trafikut Urban.
Situata e kushteve të punës nuk është krejt zi, mirëpo gjithmonë ka vend për përmirësim dhe rrethanat janë që mundet me u përmirësu, siç thash edhe më herët, orari i punës, kushtet e punës, defektet në autobus ka shumë dhe neve na pengojnë, ato kanë vend për përmirësim dhe janë kushte për me u përmirësu, vetëm duhet një vullnet i mirë i menaxhmentit dhe gjithçka rregullohet.”, shtoi ai.
Kryetar i sindikatës së re “Trafiku Urban” Shaip Selmani tha poashtu se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse gjatë grevës do të punohet me kapacitete minimale apo do të ketë bllokim të përgjithshëm të qarkullimit të autobusëve.
Do mundohemi të punojme me kapacitet minimal por kjo mund të shkaktoj probleme…, tha Selmani.
Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, punëtorët e Ndërmarrjes “Trafiku Urban” kishin ndërprerë shërbimin e autobusëve për plotë 9 ditë, për shkak të mungesës së alokimit të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Prishtinës, duke lënë mijëra qytetarë pa transport publik./RTV21/21Media