Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët e “Trafikut Urban”: Nëse s’ka zgjidhje pas mbledhjes së kuvendit nesër, greva vazhdon

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, po shpreson që në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, do të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

Nga objekti i komunës, ku edhe janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës

“Nëse nuk ka zgjidhej nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button