Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla nga Qeveria ka kërkuar që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.
Ai paralajmëroj se do të futen në grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave.
Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button