Punëtorëve të sigurimit u ndërprehet kontrata, Policia e Kosovës do të ofrojë siguri për QKUK-në

Punëtorëve të sigurimit u ndërprehet kontrata, Policia e Kosovës do të ofroj siguri për QKUK-në
Nga sot hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të sigurohen nga pjesëtarët ë Policisë së Kosovës. Deri tek ky vendim erdhi pasi që rreth 260 punëtorëve të sigurimit që kanë vepruar në këtë institucion shëndetësor u është ndërprerë kontrata e punës me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Mëngjesin e sotëm këta punëtorë erdhën në hapësirat e drejtorisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marr një përgjigje se çka do të ndodh me ta pasi kontrata e tyre u është shkëputur.
Ata shprehën pakënaqësitë e tyre gjatë një takimi që zhvilluan me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, Osman Hajdari i cili pas këtij takimi para medieve tha se OSHP ka kërkuar nga QKUK t’u ndërprehet kontrata punëtorëve me kompaninë e sigurimit.
Ai tha se si QKUK vetëm kanë respektuar këtë vendim të OSHP-së, derisa theksoi se tashmë janë në procedurë të negocimit për një kontratë të re.
“Ne si QKUK kemi pasur një kontratë të negociuar për punëtorët fizik të sigurimit. OSHP, pas dy muajve e sa ka sjellë një vendim që kërkon nga QKUK me ndërpre kontratën që kemi me kompaninë e sigurimit. Si drejtor i QKUK-së, menaxhmenti i SHSKUK-së natyrisht që jemi të obliguar të zbatojmë vendimin e OShP e kam zbatuar vendimin e OSHP-së dhe i kam dhënë afat kompanisë në fjalë që ka kontratë me neve deri më datën 21 qershor me përmbyll kontratën. Gjatë kësaj periudhe ka pas edhe një zhvillim tjetër ku kompanisë të cilës i është ndërprerë kontrata ka bërë ankesë në gjykatën komerciale, gjykata na ka kërkuar prej neve vendosjen e masave të përkohshme. Kemi dhënë masë të përkohshme edhe për kompaninë dhe me padinë që ka ngritur nga kompania. Deri në momentin që po flasim nuk kam asnjë vendim nga gjykata komerciale për vendimin sa I përket masës së përkohshme . Gjatë kësaj periudhe kemi filluar procedurën e re për një kontratë të re të negociuar sepse janë objektet pa sigurim fizik… Kontrata e re e negociuar është në fazën e procedurave dje ka qenë I fundit nga KRPP-ja që jep interpretim sot ftohen operatorët ekonomik sot dhe nesër më së largu të enjten ne kemi një kontratë me një operatorë a është ky operator apo ndonjë operatorët tjetër pak ka rëndësi”, theksoi Hajdari.
U.d e drejtorit të QKUK-së më pas tha se me qëllim të ofrimit të sigurisë në këto institucione shëndetësore nga sot siguri do të ofrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Kam kërkuar nga Policia e Kosovës që deri të finalziojmë në një kontratë të re ata me qenë në kujdes të objekteve sa I përket siguri fizike dhe personelit dhe gjithë pasi është organizatë me 3-4 mijë punëtorët….Nga mbrëmë Policia e Kosovës e ka një plan operativ sa io përket sigurisë fizike të objekteve prej sot edhe në formë fizike policia do t’I vendos me prioritet se cilat janë pikat më kyçe”, shprehet u.d e drejtorit të QKUK-së.
Kryetari i Shoqatës Sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani tha se katër ditë më parë janë njoftuar për shkëputje të kontratave të punës. Ai tha se nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës morën garancë se këta punëtorë do të jenë të përfshirë në kontratën e re.
“Ne kemi marr para 4 ditëve prej OSHP-së për shkëputje të kontratës . Të gjithë punëtorët i kam pasur të rrezikuar nëpër pika. Pa uniformë nuk mund të qëndrojmë në punë, por edhe pa kontratë nuk mund të rrimë në punë, kemi bërë këtë takim me drejtorin e QKUK-së të na garanton punëtorët që janë pa uniforma se nga një kompani e ardhshme se çka do të ndodh me këta punëtorë dhe ka ofroi një garanci që me këta punëtorë edhe në të ardhmen do të jenë në punë,” theksoi Sylejmani.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët teknik të QKUK-së nuk do të jenë në vendet e punës deri me nënshkrimin e kontratës së re.
“Sot është moment më ndryshe që institucionet tona janë mësuar se kur punëtorëve iu ka skaduar kontrata, punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik kanë punuar pa kontratë. Tani si sindikatë është vendim I imi që të gjithë këta punëtorë do të shkojnë në shtëpi dhe do të qëndrojnë në shtëpi derisa të nënshkruhet kontrata e re me një operator cilido qoftë ai….. Ne tanimë nuk duam të shërbejmë askujt, pse ka ardhur deri tek kjo është interes individual, kompanitë janë duke u shtyrë mes vete. Ne kemi marrë vendim që të gjithë punëtorët më në QKUK nuk do të qëndrojnë deri të nënshkruhet kontrata e re”, u shpreh ai.
Se çka do të ndodh me vendin e tij të punës nuk e di Hetem Zeqiri I cili ka shërbyer si punëtorë sigurimi në Klinikën e Hemodializës. Ai për KosovaPress tregon se ndërprerja e kontratës ka ndodhur pa paralajmërim.
“Na ka ardhur lajmi se është ndërprerë kontrata e punës pa paralajmërime pa asgjë neve na kanë thënë vazhdojeni punën nuk e dimë as kush na paguan as kush merret me neve, e kemi paraparë sot me dal kështu në këtë lloj proteste”, theksoi ai. /kp