Punëtori i një pompe të derivateve vjedh mbi 6 mijë euro nga vendi i punës

Një punëtor ka vjedhur mbi 6 mijë euro nga vendi i tij i punës.
Ngjarja ka ndodhur të premten në mesditë, në Banulle të Graqanicës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Megjithatë, i dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button