“Punëtori nuk duhet të trajtohet si mall”
Kosova përballet me mos implementimin e ligjeve
Nënkryetari i BSPK-së Alush Sejdiu, me rastin e 1 Majit si Dita Ndërkombëtare e punëtorëve, tha për RTV21 se prej vitit 2010 në Kosovë është punuar në krijimin e infrastrukturës së ligjeve. Por sipas tij problemi kryesor është mos implementimi i ligjeve dhe marrëveshjeve duke thënë se kemi shkelje përmanente e të drejtave të njeriut.
Sejdiu thotë se në Kosovë ende përballemi me problemet e para një shekulli, e sektori privat është më i prekuri. “Punëtori nuk duhet të trajtohet si mall”, tha nënkryetari i BSPK-së,
Sipas nënkryetarit justifikimi që punëtori duhet të punojë 12 orë në ditë me një pagë minimale, e katogorizuar, jo relevante dhe diskriminuese ndaj punëtorëve, duke thënë se ata nuk duhet të futen në rolin sikur po kërkojnë lëmoshë.
Ai theksoi se kategoria më e rrezikuar është sektori i ndërtimtarisë. “Këtë vit kemi 7 raste me fatalitet që kanë vdekur në vend të punës”, tha ai./21Media