Punëtori që humbi jetën ra nga kati i 6-të, Inspektorati flet për RTV21

Një punëtor ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.B (emër i njohur për redaksinë).
Inspektorati i Punës në një përgjigje për portalin rtv21.tv shpjegon se si ka ndodhur rasti.
“Nga provat fillestare në vendin e ngjarjes është konstatuar se punëtori i ndjerë ka qenë duke suvatuar në pjesen e jashtme të objektit në katin e gjashtë (6) nga ku edhe ka rënë për të përfunduar tragjikisht”, tha kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.
Nikçi bën të ditur se inspektimi është në proces, nga inspektori i punës Agron Llullunin.
Lajmin për vdekjen e punëtorit A.B e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla. Siç ka thënë ai, viktima është dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 08:30./21Media

Back to top button