Punime në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë

Është duke u punuar në sanimin e asfaltit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.

Punimet e filluara të martën,  do të përfundojnë deri të hënën.

“Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve.​/21Media

Back to top button