Punimet në kanalin Ibër-Lepenc, disa zona mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, ka njoftuar se disa zona janë pa furnizim të ujit për shkak të nivelit të lartë të turbullirave në Ibër-Lepenc, si shkak i punimeve në kanal.
Në njoftim bëhet e ditur se zonat pa ujë të pijshëm janë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi, një pjesë e lagjes Kalabria dhe pikat e larta në lagjen Arbëria. Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.
Ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.