Punonjësit medialë nga nesër mund të aplikojnë për vaksinim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK ka njoftuar të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët se që nga nesër do të mund të aplikojnë për imunizim me vaksinat kundër COVID 19.
Sipas AGK-së, kjo është arritur pas kontakteve të shpeshta të AGK-së me Ministrinë e Shëndetësisë
“Sot komiteti respektiv ka marr vendim per perfshirje te Gazetareve me prioritet per imunizim! Me siguri qe nga neser edhe platforma e – Kosova do e mundesoj versionin me kete ndryshim, dhe do njoftoheni sapo te jete bere perditesimi i ndryshimit ne platformen e cekur”, u bë e ditur në njoftimin e ministrisë për AGK-në.
AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim, pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave.
“E tërë veprimtaria e tyre është shtrirë në vijën e parë të frontit, së bashku me punonjësit e tjerë esencial. Kanë raportuar nga vatrat e infeksionit që para shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë mbuluar ngjarjet politike dhe sociale gjithashtu, në mënyrën më profesionale të mundshme, në ndërkohë që janë përballur me një të panjohur për të gjithë ne.”, u bë e ditur në njoftimin e AGK-së./21Media

Back to top button