Pupovci: Nuk mund të flasim për shkallë të kënaqshme të vaksinimit te nxënësit

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci sonte në RTV21 tha se prej fillimit të vitit shkollor janë përgatitur për mësim online.
Pupovci tha se shkollat kanë kaluar në mësim online pas pushimit dimëror.

Pupovci u shpreh se mësimi online asnjëherë nuk mund ta zëvendësojë mësimin me prezencë fizike. Ai tha se kur mësimi është online, rolin e mësimdhënësit duhet ta luajë prindi. “Jo të gjithë prindërit e kanë atë luks të qëndrojnë në shtëpi gjatë transmetimit të emisioneve”, tha ndër të tjera ai në “Argument Plus”.
Ai shtoi se edhe pandemia ka shkaktuar humbje mësimore.

Zëvendësministri i Arsimit deklaroi se pë nxënësit nuk kanë të dhëna të sakta për vaksinimin. Ai tha nuk mund të flasin për një shkallë të kënaqshme të vaksinimit te nxënësit, me ç’rast bëri apel te prindërit ta shfrytëzojnë mundësinë, sepse siç tha ai, vaksina ka dhe rekomandohet që fëmijët mbi 12 vjeç të vaksinohen./21Media

Back to top button