Pushimet për një pjesë të kosovarëve të paarritshme

Shqipëria ishte destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës për pushime verore. Por, duket se gjërat këtë vit kanë ndryshuar. Përfaqësues të shoqatave të turizmit në Kosovë thonë se numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm dhe si arsyetim u tha të jetë liberalizimi i vizave dhe mundësia për të vizituar vende të tjera. Por, Bajram Demaj, një pensionist në Prishtinë ka arsye tjetër se pse këtë verë nuk mund ta vizitojë Shqipërinë për pushime.

“Pushimet në det i shijoj duke i pa prej TV se nuk kom lek nuk kom euro me pensionin që kam mezi po mbijetoj e le ma t’mendoj për deti as që vjen në konsideratë”, tha Bajram Demaj për RTV21.

“Vallahin fshtirë u bo, çmimet po rriten vazhdimisht::::::::::”, tha qytetari Ruzhdi Basha.

Në Kosovë ndërkaq, u shtuan zërat se bregdeti grek dhe ai i bullga po ofron çmime me të favorshme për qytetarët në Kosovë. Kjo për kryetarin e dhomës së afarizmit Skender Krasniqi, është e pavërtetë dhe arsyeja kryesore pse kosovarët nuk mund të bëjnë pushime, thotë ai, është është kriza e thellë që ka kapluar Kosovën.

“ Kosova është në krizën më të madhe ekonomike që nga pas lufta e gjitha kjo falë politikave të gabuara të cilat nuk ndërmorrën asgjë që t’paktën të ndryshohet një ligj i vetëm por pati vetëm gjoba dhe ndëshkime për biznese gjë që solli situatë të tillë. Dhe të thuash po shkojë në Greqi se është më lirë se në SHqipëri nuk qëndron 400 kilometra bregdet shqiptar ofron mundësi për të gjitha shtresat në Kosovë por që në Kosovë ekonomia është buzë kolapsit dhe e gjitha kjo shkon në xhepin e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, në një publikim të Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se bankat komerciale në muajin maj lëshuan mbi 230 milionë euro kredi të reja. Gjysma e këtyre kredive thuhet të jetë për koorparatat jo-financiare ndërsa gjysma tjetër për ekonomitë familjare. Këta të fundit, mednohet se i shfrytëzojnë kreditë edhe për pushime. Profesori i ekonomisë Mustafë Kadriaj, thotë se të dhënat e publikuara nga BQK-ja flasin për shtimin e varfërisë në Kosovë.

“Kreditë konsumuese normale që janë shqetësuese sidmos kohëve të fundit që kemi rritje të tyre pasi që qytetarët kanë paga të ulta dhe me rritjen e vazhdueshme të çmimeve detyrohen që të marrin këtë lloj kredie dhe ta shfrytëzojnë për shpenzime ditore apo për rekreacion por të njëjtat do t’i ngulfatin më vonë andaj kjo dukuri duhet ndalur”, tha Kadriaj.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vetëm në gjashtë muajt e parë të 2024, Shqipërinë e kanë frekuentuar 4.5 milionë vizitor të huaj dhe turizmi ka shënuar rritje për 34% krahasuar me vitin e kaluar./RTV21/21Media

Back to top button