Pushteti i përgjigjet BE-së: Çështja e vetme e hapur mes Kosovës dhe Serbisë, njohja reciproke

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje iu përgjigjen Bashkimit Evropian i cili tha se pret që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në dialogun me Serbinë duke thënë se vetmja çështje e hapur është mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi tha për RTV21 se për çështjen e Urës së Ibrit Kosova është në të drejtën e saj dhe se kjo çështje nuk ka pse të jetë pjesë e dialogut.

“Nuk ka çështje të hapura, çështjet e brendshme të Kosovës janë çështje të brendshme të Kosovës ndërkohë çështja e vetme e hapur mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë respektivisht pranimi, nënshkrimi dhe zbatimi marrëveshjes bazë së Brukselit çështjet tjera si përkasin dialogut politik në Bruksel e në Serbi e as s’janë çështje të hapura. Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime brenda ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës në funksion të garantimit të sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës në shërbim të qytetarëve pa dallim”, tha Rrustemi për RTV21.

Një ditë me parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për RTV21 se pret që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja./RTV21/21Media

Back to top button