Pushteti mohon se ka presion për dinarin, opozita dhe njohësit thonë se presioni është i qartë

Që nga një shkurti kur hyri në fuqi rregullorja e re Bankës Qendrore e Kosovës e cila heq dinarin serb nga përdorimi, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës është shtuar dukshëm.

Në këtë kuadër duket të jetë edhe vizita e paralajmëruar e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë gjatë kësaj jave ku përveç dialogut temë diskutimi do të jetë edhe çështja e dinarit.

Por kjo vizitë për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, është mundësi për të sqaruar çështjen e dinarit. Deputeti i kësaj partie Driton Hyseni thotë se nuk ka zmbrapsje nga vendimi për dinarin.

“ Angazhimi i të gjithë miqve ndërkombëtar edhe të Escobar si deputet e kam parë në një nivel të përkushtimi të faktorit ndërkombëtar sa i takon mirëqenies së qytetarëve në veri mirëpo konsideroj se mjaftueshëm BQK-ja ka dhënë sqarimet ndaj komunitetit ndërkombëtar … Çdo takim është mundësi e mirë për të sqaruar edhe pozicionet edhe qasjen edhe BQK edhe në si zyrtarë kemi sqaruar pafund çështjen e rregullores mund ta marrim si të mirëqenë reagimin e shpejt të faktorit ndërkombëtar me ide se mos po lëndohet mirëqenia e qytetarëve por e dini që i gjithë faktori ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë Kosovës dhe BQK-së që më të vërtetë ta rris transparencën për shkëmbimet tregtare, kontrollin e të hyrave…edhe takimet që do të zhvillohen do të jenë në një funksion të arritjes se një qartësimi më të plotë edhe i qasjes sonë. S’kemi asgjë ndaj askujt dhe faktori ndërkombëtar duhet të na mirëkuptojë deri në fund. Nuk shoh mundësi që dikush nga zyrtarët e vendit mund te zmbrapset nga zbatimi i kushtetutës së vendit mirëpo nëse ka hapësirë për të përmbushur nevojat e qytetarëve në veri të vendit të cilat kanë mbetur të papërmbushura mendoj që institucionet e vendit duhet t’i marrin e gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët në veri të vendit në asnjë rrethanë mos te kemi një nivel”, tha Hyseni për rtv21.

Për opozitën, ndërkaq, vizita e të dërguarit të SHBA-së Escobar, është presion i hapur ndaj qeverisë për dinarin, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se është koha e fundit që Kosova t’i koordinojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është një aktivitet i vazhdueshëm i qeverisë në lidhje me një lloj presioni ndaj qeverisë së Kosovës që ka të bëj kryesisht me formimin e bashkësisë së komunave dhe po ashtu të bëjë një lloj presioni sa i përket dinarit. Është momenti i fundit që Kosova të koordinohet dhe të jetë në një linjë me kërkesat e partnerëve tanë”., tha Qalaj.

Për analistin politik, Arton Demhasaj presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është vetëm për dinarin por edhe për zbatim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Nuk presioni vetëm për dinarin është presioni edhe për temën tjetër që tema kyçe e marrëveshjes së Brukselit Asociacioni , dhe arsyeja pse dinari ka dalë në pah është për shkak të tendencës me shty zbatimi e marrëveshjes apo themelimin e asociacionit. Presioni ndërkombëtar më tepër është tek zbatimi i marrëveshjes pranimi i draftit…presioni ndërkombëtar direkt është tek dinari por në mënyrë indirekte është tek zbatimi i marrëveshjes edhe vizita Escobar në Prishtinë fokusin kryesor e ka të zbatimi marrëveshjes dhe themelimi i Asociacionit që një far mënyre lidhet me dinarin”, tha Demhasaj.

Vizita e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në Kosovës, Gabriel Escobar vjen pas vizitës së të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në kosoëvs qëllimi i së cilës ishte po ashtu dialogu me Serbionë dhe cështja e dinarit./ RTV21/21Media

Back to top button