Putin bën thirrje për integrim më të thellë me Bjellorusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko vizituan portin hapësinor në Vostochny në Rusi. Ishte një shenjë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe liderëve të tyre.
Më vonë ata mbajtën një konferencë për media, ku Putin njoftoi se do të rrisin bashkëpunimin në fusha si ekonomia, infrastruktura hapësinore dhe teknologjia, po ashtu presidenti rus bëri thirrje për integrim më të thellë me Bjellorusinë, përcjell rtv21.tv
Putin tha se kjo është e rëndësishme duke pasur parasysh sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë. Ai i sheh sanksionet si një përpjekje për të izoluar Rusinë nga ekonomia globale, por thotë se sanksionet perëndimore vetëm do të na bëjnë më të fortë.
Ndërsa presidenti i Bjellorusisë tha se Rusia mund të mbështetet gjithmonë te ta.
“Dijeni se sido që të jetë situata, ju mund të mbështeteni tek ne dhe rusët mund të mbështeten tek ne. Ne do të jemi gjithmonë atje”, tha Lukashenko./21Media

Back to top button