Putin do të marrë pjesë në samitin e G20

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi këtë nëntor, thotë një këshilltar i Kremlinit.

“Ne kemi marrë ftesën zyrtare… dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë,” u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai thotë se me “shumë kohë” para samitit, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shton Ushakov.

Gjatë pandemisë Covid në tetor, Putin iu bashkua samitit të G20 në Romë përmes video-lidhjes./21Media

Back to top button