Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin: Ka pasur përpjekje për të më vrarë

Rrëfehet Presidenti i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në intervistën dhënë regjisorit Oliver Stone, deklaroi se janë bërë disa përpjekje për atentat kundër tij.

Stone i tha Putinit se ka dëgjuar se ka pasur pesë përpjekje për atentat kundër tij dhe i tha se rasti i tij nuk është si ai i Kastros, kundër të cilit ka pasur rreth 50 tentim-atentate.

Putin më pas tha se ka biseduar me Kastron për këtë, me ç’rast vetë Kastro e kishte pyetur se a e di se pse është ende gjallë dhe i kishte treguar se ka mbijetuar vetëm falë faktit se ka përzgjedhur personalisht pjesëtarët e sigurimit të tij.

Në konstatimin e Stone-it se hapi i parë në përgatitjen e një atentati është infiltrimi i ndonjë agjenti në radhët e sigurimit të Presidentit, ndërsa putin u përgjigj, A dini çka thonë rusët? Ata që janë të gjykuar që të varën, nuk do të mbyten në ujë.

Gjatë intervistës u përmend edhe çështja e spiunimit, me ç’rast Putin tha se shërbimet ruse të inteligjencës punojnë në përputhje të plotë me ligjin.

Intervista e plotë e Stone me Putinin do të transmetohet prej 12 deri më 15 qershor, ndërsa pjesë të saj tashmë janë transmetuar në News Week.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button