Putin kurrsesi të pranojë krimin në Bucha
Kremlini ka dhënë tani qëndrimin e tij për bisedën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me presidentin rus, Vladimir Putin më herët këtë pasdite.
Ai tha se të dy liderët kishin diskutuar për ngjarjet në qytetin ukrainas të Bucha, të cilin Putin e përshkroi si një “provokim të vrazhdë dhe cinik”.
Zyrtarët ukrainas fajësojnë trupat ruse për vdekjen e qindra civilëve në qytetin në veri të kryeqytetit Kiev, transmeton rtv21.tv.
Rusia pohon se skenat janë falsifikuar, por imazhet satelitore që tregojnë trupa në rrugët e qytetit gjatë pushtimit rus kundërshtojnë këto pretendime.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu ka trajtuar çështjen, duke thënë se skenat në Bucha ishin krijuar për të justifikuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe për të sabotuar bisedimet e paqes./21Media