Putin nënshkruan dekretin për sanksione hakmarrëse

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për veprimet jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.
Kështu ka bërë të ditur Kremlini,  teksa sqarohet se dekreti nënkupton se Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për personat dhe subjektet e sanksionuara.
Ai gjithashtu do të lejojë subjektet ruse të mos përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj njerëzve dhe kompanive të goditura nga sanksionet./21Media

Back to top button