Putin nuk është serioz për bisedimet e paqes, thotë ish-kryeministri rus
Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është serioz për bisedimet e paqes dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin që do të jetë komod për popullin ukrainas.
Përtej premtimit të neutralitetit që do të thotë se Ukraina nuk aplikon për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së – Kasyanov beson se Putini do të insistojë në njohjen zyrtare që Krimea është pjesë e Rusisë.
“Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë”, i tha ai BBC World News.
Kasyanov, i cili ishte kryeministër midis viteve 2000-2004 tha se dyshonte se ndonjë marrëveshje do të ngecte si rezultat i negociatave aktuale midis dy palëve, duke sugjeruar se ajo thjesht po u jepte rusëve kohë për t’u rigrupuar.
Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë ishin nervoz për shtrirjen e sanksioneve shkatërruese ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra.
Por ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë do të ishte fillimi i fundit të tij [Putinit].
“Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtypë dhe të rrisë pushtimin. Jam shumë i shqetësuar se diçka e tmerrshme mund të ndodhte në fushën e betejës”, tha ai./21Media