Putin: Operacioni i Rusisë po shkon sipas planit
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se operacioni i tij special ushtarak, i njohur ndryshe si pushtimi i Rusisë në Ukrainë, po shkon sipas planit.
Pretendimi i tij vjen pavarësisht se shumë analistë thonë se pushtimi nuk ka shkuar sipas planit, përcjellë rtv21.tv
Në një fjalim televiziv, ai akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të mijëra qytetarëve të huaj dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore, ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime, raporton BBC
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin një popull dhe tha se do ta shkatërronte këtë anti-Rusi të krijuar nga Perëndimi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?