Putin thotë se sanksionet perëndimore nuk kanë arritur të izolojnë Rusinë

Sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë arritur ta izolojnë atë dhe në vend të kësaj kanë çuar në një “zgjerim” të tregtisë së saj me “tregjet e së ardhmes”, thotë Presidenti Vladimir Putin.

Ai i tha në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg se “sistemi ndërkombëtar nekolonial ka pushuar së ekzistuari”, përcjell portali rtv21.tv

Putin i tha tubimit se Rusia tashmë ka lëvizur armët taktike bërthamore në aleatin e saj Bjellorusi, e cila është fqinje me Ukrainën.

Udhëheqësit afrikanë ndodhen në Ukrainë në një mision paqeje ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se një sulm ajror në fillim të vizitës së tyre tregon se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron “më shumë luftë”

Shtatë liderët afrikanë, nga vende duke përfshirë Afrikën e Jugut dhe Egjiptin, do të shkojnë në Rusi nesër

Ndërkohë, një hetim i BBC ka gjetur se të paktën 25,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë – katër herë më shumë se shifra zyrtare e lëshuar nga Moska.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen sot në Bruksel./21Media

Back to top button