Putin urdhëron dërgimin e trupave në Ukrainën lindore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka urdhëruar dërgimin e paqeruajtësve rusë në rajonet lindore të Ukrainës.
Sipas një dekreti të nënshkruar nga kreu i Kremlinit në Moskë të hënën, njësitë duhet të sigurojnë ppaqen në “Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donetskut” të cilat Moska tani i njeh si shtete të pavaruar, shkruan DPA, përcjellë rtv21.tv
Putin ka nënshkruar sot dekretet për të njohur dy rajonet lindore si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura, duke sfiduar paralajmërimet e Perëndimit se hapa të tillë do të jenë ilegalë dhe do të shkatërrojnë negociatat për paqe.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit rus./21Media

Back to top button