Putini nënshkruan dekrete për krahinat e okupuara

Putin nënshkroi dekrete për “njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë shtetërore” të rajoneve Kherson dhe Zaporozhye
Më 30 shtator, në Kremlin do të mbahet një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes për “bashkimin me Rusinë” të rajoneve të pushtuara, si dhe të vetëshpallurve DPR dhe LNR, raporton Nexta në Twitter.
“Në përputhje me parimet dhe normat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare, duke njohur dhe konfirmuar parimin e barazisë dhe vetëvendosjes së popujve, të përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke marrë parasysh vullnetin e popullit të rajonit Kherson.
“Në referendumin e mbajtur më 27 shtator 2022, vendosi:
Të njoh sovranitetin dhe pavarësinë e rajonit të Khersonit”, thuhet në dokument.
Dekreti i dytë, me të njëjtën përmbajtje, flet për njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së rajonit të Zaporizhzhyas.
Të premten, Kremlini do të mbajë një ceremoni nënshkrimi të dokumenteve për hyrjen e katër rajoneve të reja në Federatën Ruse – Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, si dhe rajonet Kherson dhe Zaporozhye, raporton Sputnik./21Media

Back to top button