Putini thotë se Evropa do të paguajë shtrenjtë për embargon e naftës ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Evropa do të paguajë një çmim të lartë për energjinë nëse Perëndimi vendos një embargo ndaj naftës ruse.
Ai tha se bisedat për një embargo të mundshme kishin nxitur tashmë një rritje të çmimeve globale të naftës, transmeton rtv21.tv.
Putin po fliste me shefat rusë të naftës dhe zyrtarët e qeverisë, në një fjalim televiziv, për ndikimin e sanksioneve perëndimore në industrinë e energjisë.
Udhëheqësi rus pretendoi se sanksionet, të cilat u vendosën pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, ishin vendosur nga Perëndimi për arsye politike.
Por ai arriti në përfundimin se do të ishte e pamundur për disa vende evropiane, të cilat varen shumë nga energjia nga Rusia, të shmangin plotësisht naftën ruse./21Media

Back to top button