Putini thotë se Gjermania është një partner kyç i Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz po japin një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Moskë.
Putin filloi konferencën duke thënë se Gjermania është një “partner kyç i Rusisë” dhe ai do të donte të forconte marrëdhëniet e tyre.
Tutje ai thekson sektorin e energjisë si një fushë kyçe të bashkëpunimit me Gjermaninë, duke përmendur gazsjellësin “Nord Stream 2” midis dy vendeve, i cili është gati, por ende nuk funksionon, transmeton rtv21.tv.
Putin thotë se ky është një “projekt thjesht tregtar” pa politikë të përfshirë – dhe se Rusia është e lumtur të vazhdojë furnizimin me gaz përmes Ukrainës nëse ka kërkesë për këtë, duke shtuar se kjo ka kuptim ekonomik./21Media