PZAP: Albin Kurti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

24 orë afat për ankesë në Gjykatën Supreme, vendimi pas tri ditësh

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mori vendim që të mbeten jashtë listave zgjedhore të dënuarit me aktgjykim përfundimtar në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë të Vetëvendosjes që nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Nuk janë certifikuar katër kandidatë të AAK-së. Jashtë listave zgjedhore mbetën edhe 12 të dënuarit në tri vitet e fundit nga radhët e Nismës Socialdemokrate. As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë. Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Ndërsa, Gjykata Supreme do të ketë tri ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit i kandidatëve për deputetë mbyllet më 31 janar./21Media

Back to top button