PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.

Me vendimin e PZAP-së, KQZ-ja urdhërohet që ta certifikojë Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

Sipas PZAP-së, Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Back to top button