PZAP dënon me 2 mijë e 500 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2500 euro për shkak të fotografive që kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, realizoi në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit.

PZAP-ja ka vendosur se ky veprim i Pecit përbën shkelje të Kodit të mirësjelljes për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Vetëvendosje është e obliguar ta paguajë gjobën për 15 ditë, prej hyrjes në fuqi të vendimit.

Ankesa ishte bërë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Back to top button