Kaloni te përmbajtja kryesore

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas numërimit të votave.

Në vendimet e publikuara sot bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave.  Të dy, në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe e po ashtu edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka.

Të gjitha ankesat në arsyetimin e Supremës, janë vlerësuar si të pabazuara.

Tash, nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga për shpallje të rezultatit përfundimtar.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button