PZAP pranon një ankesë për thyrje të heshtjes zgjedhore

 
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar një ankesë për thyrje të heshtjes zgjedhore. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
Nga PZAP kanë bërë të ditur se, subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me një postim në rrjetet sociale të liderit të Partisë, Albin Kurtit.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it ka njoftuar se ankesa do të shqyrtohet dhe vendoset nga PZAP-i, brenda afatit ligjor.
Në Kosovë kjo e shtunë është heshtje zgjedhore. Partitë politike kanë përmbyllur fushatën zgjedhore e cila filloi më 16 shtator dhe përfundoi mbrëmjen e së premtes, konkretisht në ora 00:00./21Media

Back to top button