Qalaj në ‘Kongresin e Policisë Evropiane’

Qalaj në Gjermani për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në shoqërin e zyrtarëve të lartë të lartë të PK-së, po merr pjesë në ‘Kongresin e Policisë Evropiane’, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë, duke filluar nga sot e që do të zgjasë deri me 20 shkurt 2019.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se pjesëmarrja në këtë kongres, përveç tjerash do të shfrytëzohet edhe për rritje të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me policitë evropiane në përgjithësi dhe me strukturat policore të Gjermanisë në veçanti.

“Përpos bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, vizita ka për qëllim shkëmbimin dhe rritjen e përvojave në parandalimin dhe luftimin e rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, krimin kibernetik, migrimin ilegal etj”, bëhet e ditur në komunikatë.

Gjatë kësaj vizite do të synohet edhe mundësia rreth shfrytëzimit dhe avancimit të teknologjisë për nevoja të institucioneve të zbatimit të ligjit.

Tutje në komunikatë theksohet se pjesëmarrja në këtë kongres pritet të rezultojë me shkëmbimin e eksperiencave më të mira, ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse, e në veçanti PK-ja do të angazhohet maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjitha shtetet pjesëmarrëse. /21Media 

Back to top button