Qasja në financim nga bankat e Kosovës më e larta në rajon

Raporti i fundit të OECD, arritje për sektorin bankar

Shoqata e Bankave të Kosovës me anë të një komunikate bëjnë të ditur se sipas raportit të fundit të OECD “Konkurueshmëria në Evropën Juglindore”, qasja në financimin nga bankat është më e larta në rajon.

“Në këtë raport për vitin 2018, sektori bankar në Kosovë vlerësohet në superlativ në kategoritë të cilat merren për bazë për përcaktimin e qasjes në financa siç është konkurrenca në sektorin bankar, kërkesat për kolateral, ofrimi i kredive dhe ndërmjetësimi në risk, etj”, thuhet në komunikatë.

Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se kjo është një arritje e rëndësishme për sektorin bankar në Kosovë, veçanërisht kur kemi parasysh se bankat në Kosovë afarojnë në një mjedis me sfida të shumta siq është kapaciteti i ulët ekonomik, informaliteti i lartë, dhe vështirësitë në zbatimin e kontratave.

“Prandaj, këto rezultate të sektori bankar janë mjaft inkurajuese pasi që rritja e qasjes në financa nënkupton lehtësim për zgjerimin e bizneseve dhe plotësimin e nevojave të ekonomive familjare për financim. Kosova është vlerësuar më lartë në rangim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë dhe Serbinë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Back to top button