Qe 6 vjet s’punon ashensori i morgut! Me një ashensor barten edhe kufomat edhe të operuarit

TV21 sot sërish shkoi te Spitali i Tetovës për të parë kushtet brenda. Në korridorin e repartit për sëmundje interne shihen mbeturina dhe cigare të hedhura.
Disa të punësuar në spital, të cilët nuk deshën të flasin para kamerës, thonë se tashmë një kohë të gjatë nuk punon ashensori i morgut, megjithatë sigurimi i spitalit nuk na lejoi që të xhirojmë.
“Gjendemi para Spitalit Klinik të Tetovës. Gjatë ditës së sotme ekipi i TV21 përsëri u pengua nga sigurimi i spitalit që të bëj xhirime. Ashtu siç mëson TV21, në këtë Spital tash më një kohë të gjatë nuk punon ashensori i morgut”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.
Por, informacionin se ashensori i morgut nuk punon e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.
“Pacientët që operohen në Spitali Klinik të Tetovës kanë një ashensor të veçantë i cili është në funksion, ndërsa ashensori i morgut është gjashtë vite jashtë funksionit. Menaxhmenti i ri në spital është duke punuar që të sanon defektin edhe sa më shpejtë ta vendos në funksion”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, aktualisht Reparti i Kirurgjisë ka tre ashensorë, në të cilët mund të futet edhe krevati, por vetëm njëri është në funksion. Me atë barten edhe të operuarit edhe kufomat,/TV21
Back to top button