Qendra e skijimit në Brezovicë e mbyllur edhe për dy ditë
Do të largohen dy ortekë
Qendra e skijimit në Brezovicë edhe për dy ditë do të mbetet e mbyllur. Kjo si pasojë e disa ortekëve të mundshëm të cilët duhet të largohen.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka njoftuar se janë gjetur shtatë ortekë të borës, dy prej tyre më të rrëzikshëm.
Motina tha se FSK do ta bëjnë largimin e ortekëve të borës.
“AMMK njofton se nga takimi i mbajtur nen organizimin e qendres se situatave me KFOR dhe FSK dhe pas punes dhe analizimit te situates ne Brezovice gjate dites se djeshme, ka dal me konkludimin se: nga 7 pika te zeza apo orteqe te mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik per askend kurse dy jane me rrezikshmeri te mesme dhe i lihet FSK qe gjate dites se neserme e shtune te beje rreshqitjen dhe largimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ilir Morinës.
Ai tutje tha se qendra e Brezovicës mbetet e mbyllur edhe nesër dhe pasnesër.
Më 26 janar zëvendësministri i diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media