Qendra e studentëve e gatshme për të strehuar studentët

Qendra e Studentëve në Kosovë është e gatshme që të strehojë 4 mijë studentët e pranuar për vitin akademik 2022/23. Në Drejtorinë e Strehimit të kësaj Qendre thonë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pranuar studentët.
4 mijë studentë të cilët i kanë përmbushur kriteret e pranimit do të mund të vendosen në Qendra e Studentëve në Kosovë. Drejtues të kësaj qendre thonë se janë bere investime edhe në përmirësimin e kushtet për banim.
Isak Beha, Drejtor i Strehimit, Kulturës dhe Sportit në Qendrën e Studentëve thote:
“Gjithsesi krahasuar me të kaluarën, në vitet e fundit në qendrën e studentëve janë bërë investime të shumëllojshme në konvikte, në SEMS që të përmirësojnë kushtet e studentëve për banim në konvikte. Unë mendoj se janë të standardit jashtëzakonisht të mirë dhe gjithnjë synojmë që ato t’i avancojmë edhe më tutje… Momentalisht qendra e studentëve mund të them se ka arritur nivelin më të lartë sesa konviktet që posedojnë shtigjet e rajonit në Ballkan. Tash për tash në qendrën e studentëve në lokacionin ku jemi nuk kemi ndonjë problem në të cilin ballafaqohemi. Mirëpo shikuar kërkesat e studentëve në raport me kapacitetin që kemi, vendin që kemi edhe tash momentalisht bazuar në këtë shtrohet kërkesa dhe nevoja ende për vende për studentë të cilët shprehen ose aplikojnë të banojnë në konviktet e studentëve”, tha ai.
Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar të dielën rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2022-23, ku nga 6 mijë aplikues në këtë qendër janë pranuar 4 mijë studentë të cilët i kanë përmbushur kriteret e pranimit. Beha tha çmimet e qëndrimit edhe këtë vit mbeten të njëjta.
“Këtë vit me planifikim buxhetor të vitit paraprak që kemi bë kemi ngjyrosur në tërësi konviktin me numër 3, 8 dhe 5. Përpos këtyre ne për çdo vit bëjmë edhe riparimin dhe kontrollimin aty ku ka nevojë për riparim të të gjitha dokumenteve, të të gjitha mjeteve higjienike sanitare. Mirëpo edhe në kuadrot e tjerë që janë sallat për lexim, për riparime të dëmeve që eventualisht janë shkaktuar nga viti i kaluar… Edhe kjo qendër e studentëve do të funksionojë në çmimet e njëjta, si në vitin e kaluar. Banimi për një studentë është 20 euro dhe ushqimi 15 euro, gjithsej 35 në muaj. Përderisa është qendra e studentëve do të ketë subvencione nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Arsimit. Qendra e studentëve do të funksionojë me këto çmime ekzistuese që janë, ka shtuar Isak Beha, Drejtor i Strehimit, Kulturës dhe Sportit në Qendrën e Studentëve
E sa i përket ushqimit që do t’iu ofrohet studentëve, ai tha se për të njëjtat marrin udhëzim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,Isak Beha, Drejtor i Strehimit, Kulturës dhe Sportit në Qendrën e Studentëve ka thene:
“Çdo student e ka të drejtën që të ushqehet në ditë, do të thotë mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqimet të cilat përgatiten për studentë për çdo ditë merren udhëzim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe janë nën monitorimin dhe analizën e tyre, në mënyrë që studentët të konsumojnë ushqim të sigurt e të pastër. Normalisht që ushqimi për studentë duhet t’i përmbajë të gjitha kriteret që janë të parapara sipas standardeve të Agjencisë Ushqimore të Kosovës me kalori dhe proteina të ndryshme”, tha ai.
Beha tha poashtu se për siguruar mbarëvajtje dhe transparencë ka shërbyer sistemi i aplikimit online dhe ai i llogaritjes së pikëve nga ana e vet sistemit./21Media

Back to top button